Aktualitet

Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë vetëm 1 rast me Koronavirus në Shqipëri

Shqipëria vijon me situatë epidemiologjike të qëndrueshme sa i përket përhapjes së koronavirusit. Nga 177 testime të kryera në 24 orë u evidentua vetëm një rast pozitiv, që i përket Tiranës, si dhe u shëruan  15 vetë, çka e çon në 742 totalin. Në të gjithë vendin numërohen 949 të infektuar, 78% e tyre të shëruar. Aktualisht janë 176 persona aktivë me COVID-19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër. Prej ditësh, te Infektivi, gjendja paraqitet e qëndrueshme me 15 pacientë të shtruar, tre në terapi intensive. Prej më shumë se dy javësh fatmirësisht nuk kemi asnjë humbje jete. Deri më sot janë kryer rreth 13 mijë testime. Edhe pse gjendje paraqitet e kontrolluar, Ministria e Shëndetësisë apelon që vetë qytetarët të tregohen të kujdesshëm. Krahas respektimit të distancimit fizik, duhet ruajtur higjiena personale e të shmangen vizitat tek të afërmit.