Lifestyle Music

Për ju që gjatë gjithë ditës dëgjoni të njëjtën këngë…

Ekziston një shpjegim shkencor për ju që keni gjatë gjithë kohës në mendje refrenin e të njëjtës këngë. Psikologët besojnë se është një fenomen i quajtur ‘krimbi i veshit’. ‘Krimbat e veshit’, si imazhet muzikore të pavullnetshme, janë një shembull i “njohjeve spontane”, ose mendimeve që shfaqen jashtë syve, pa asnjë lidhje me veprimin që po kryeni në atë moment.

Një këngë ka më shumë gjasa t’ju mbetet në kokë nëse e keni dëgjuar kohët e fundit, e dëgjoni shpesh, e keni dëgjuar gjatë një periudhe stresuese në jetën tuaj ose nëse ka një kuptim të veçantë. Kjo është për shkak se truri juaj i transferon këto tekste në sistemin tuaj të kujtesës afatshkurtër në një përpjekje për të ruajtur informacionin.

Këngët që ka të ngjarë të mbeten në kokën tuaj kanë një melodi infektive, një ritëm të shpejtë dhe tekste që janë të përsëritura dhe të lehta për t’u mbajtur mend. Për të shmangur këto “krimba të veshit”, përpiquni të mos dëgjoni muzikë para gjumit dhe shmangni dëgjimin shumë shpesh të së njëjtës këngë. Provoni të përtypni çamçakëz pasi dihet se lëvizjet e nofullës reduktojnë njohjen spontane.