Aktualitet

Përfshihet nga flakët lokali në Lezhë, evakuohen banorët e banesave pranë biznesit!

Rreth orës 12:45, në fshatin Markatomaj ka rënë zjarr në një lokal në pronësi të shtetasit Z. B.

Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësja shkuan menjëherë në vendngjarje, ku siguruan perimetrin, evakuuan banorët e zonës dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve. Për shkak të rrezikut, qarkullimi i automjeteve në rrugën e vjetër u devijua. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk pati persona të lënduar, por u regjistruan vetëm dëme materiale.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 12:45, në fshatin Markatomaj, ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit Z. B.

Shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë vendosur perimetrin e sigurisë, kanë evakuuar banorët e banesave përreth dhe kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të flakëve. Për shkak të rrezikut, u devijua qarkullimi i automjeteve, në rrugën e vjetër.

Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.