Aktualitet Politikë

Përgatitja për fushatën, PD mbledh kryesinë dhe strukturat e Tiranës

Edhe pse ende pa një kandidat të zyrtarizuar, Partia Demokratike po bëhet gati për fushatën e zgjedhjeve të parakohshme më 9 nëntor.

Burime brenda Partisë Demokratike bëjnë me dije se të premten do të niset përgatitja për fushatën fillimisht me mbledhjen e kryesisë së partisë dhe kryetarëve të degëve të PD në Tiranë.

Këto lëvizje vijnë në një kohë që prej 1 jave tre përfaqësues të PD po zhvillojnë takime me krerët e partitë të vogla opozitare.

Ndonëse Partia Demokratike e konsideroi antikushtetues dekretin e Presidentit Bajram Begaj për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë, burime bëjnë me dije se nuk ka në plan që ta dërgojë në Kushtetuese.

E paqartë nëse është vendim politik apo mungesë besimi te kjo gjykatë, demokratët nuk do ta atakojnë në Kushtetuese shpalljen e zgjedhjeve në kryeqytet, pavarësisht se me një breshëri reagimesh një ditë më parë e quajtën Begajn shkelës të kushtetutës.

Madje, ndonëse pa një kandidat, me shpalljen e zgjedhjeve, PD nis defacto fushatën nga e premtja, kur pritet të mbledhë strukturat e Tiranës.