Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përshëndeti zhvillimet e fundit në Shtëpinë e Bardhë, ku presidenti amerikan, Donald Trump dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, miratuan një plan paqeje për të përfunduar konfliktin në Gaza. Në një postim, Berisha shkruan:
Zbatimi i këtij plani të miratuar në takimin në Shtëpinë e Bardhë midis Presidentit Trump dhe Kryeministrit të Izraelit, Netanyahu hap rrugën për përfundin e konfliktit, lirimin e të gjitha pengjeve nga Hamasi dhe tërheqjen e Izraelit nga pushtimi i Gazës dhe vendosjen e paqes. Netanyahu i kërkoi të falur Katarit për sulmin ajrëor në Doha. Qeveria, vendet arabe të rajonit dhe disa vende tjera si Turqia, Pakistani, Indonezia përshëndetën lidershipin e Presidentit Trump dhe përpjekjen e tij të sinqertë në përfundimin e konfliktit në Gaza.
Në emër të Partisë Demokratike, Berisha ka përshëndetur këtë plan duke e cilësuar si “arritje të madhe diplomatike të Shtëpisë së Bardhë dhe uroj që plani i Presidentit Trump për përfundimin e konfliktit në Gaza të shërbejë si projekt për një paqe të qendrueshme në rajon”.