Përmbytje masive në jug të Francës, evakuohen 1 mijë e 600 vetë. Një person rezulton i zhdukur, ai është një shtetas gjerman i moshës 70-vjeç. Shirat e dendur në Francë pasojnë temperaturat e larta në këtë vend. Ministria e Brendshme njofton se 6 departamente janë në gjendje të jashtëzakonshme.