Një tjetër debat i tensionuar ka shpërthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke treguar se dinamika mes banorëve po bëhet gjithnjë e më e ashpër.
Gjithçka nisi nga një përplasje mes Selin Bollati dhe Juela, e cila shpejt tërhoqi vëmendjen e Shëndritit.
Gazetari nga Kosova ndërhyri për të sqaruar situatën dhe për të sjellë një perspektivë më të balancuar, por ndërhyrja e tij nuk u prit mirë nga Juela, e cila e drejtoi menjëherë debatin ndaj tij.
Pavarësisht tensionit, Shëndritit ruajti qetësinë dhe e sfidoi banoren të argumentonte qëndrimet e saj, duke u shprehur:
Ti nuk ke argumente, nuk mundesh të argumentosh asnjë fjalë tënden që ia thua dikujt.
Debatet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri po vazhdojnë të intensifikohen dita-ditës, ndërsa banorët përballen me njëri-tjetrin në situata gjithnjë e më të nxehta.
Kujtojmë se i fundit që u largua nga gara ishte DJ Gimbo, pas një televotimi të fortë përballë Brikenës, duke ndryshuar sërish balancat brenda lojës.