Aktualitet

Pezullohet Luan Daci, gjyqtar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, shkalla e fundit e Vetting-ut

Pezullohet Luan Daci, gjyqtar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, shkalla e fundit e Vetting-ut. Ai është marrë në hetim nga Struktura e Posaçme e Anti-Korrupsion pasi fshehu të kaluarën, duke gënjyer për një shkarkim nga detyra si i pa’aftë në vitin 1997. SPAK-u e akuzon për falsifikim të dokumenteve, pasi kur aplikoi për t’u bërë pjesë e KPA-së, Daci fshehu shkarkimin e 23 viteve më parë si gjyqtar i Gjykatës së Tiranës, “Për shkelje të ligjit” dhe “Pa’aftësi”.