I ftuar në “Live From Tirana” ka qenë shefi i kuzhinës Mattia Matias, i cili pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në Itali. Ai ka zbuluar disa detaje mjaft interesante nga profesioni i tij, si dhe për personazhet e famshme për të cilët ai ka gatuar…
Cila ka qenë pjata e preferuar e Silvio Berlusconit?
Mesa e kujtoj unë ishte person shumë i thjeshtë. Ka marrë një menu degustimi, ishte e përbërë nga 22 pjata. Ishte një ‘kartë e bardhë’ që përfshin këto pjatat. Pjata e parë ishte spageti me ton, me një lloj salce me hudhra, açuge dhe pana.