Aktualitet

Plagosja e dy të rinjve, 1 në pranga në Shkodër!

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ku dy të rinj të moshave 17 e 19 vjeç, mbetën të plagosur me mjet prerës, pas një përplasjeje të ndodhur në qendër të qytetit verior. Mësohet se janë jashtë rreziku për jetën.

Në pranga ra shtetasi Nikson Kodra, 25 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, i dyshuar si i konfliktuar në mënyrë rastësore me dy të lënduarit. Në banesë, policia i gjeti drogë dhe një armë të ftohtë (thikë) në çantë.

Sipas hetimeve paraprake, ai nuk është personi që ka plagosur dy të rinjtë.

Po ashtu, mësohet se 25-vjeçari rezulton edhe më herët i ndaluar nga uniformat blu për armëmbajtje pa leje dhe për çështje që lidhen me tregtim lëndësh narkotike.