Plagosje me armë zjarri në zonën pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës. Një shtetas mbeti i lënduar dhe u transportua me urgjencë në spital. Policia po heton rrethanat e ngjarjes e po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Rreth orës 22:20, në Spitalin e Traumës u paraqit shtetasi me iniciale M.J., rreth 40 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri në rrugën “Ramadan Citaku”, në zonën e Institutit.
I plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën, sipas burimeve spitalore.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje. Aktualisht po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
I plagosur mbeti shtetasi, Marilen Jata.