Aktualitet

Plagosje me thikë në Tiranë, policia në kërkim të autorit!

Një person është plagosur me mjet prerës mbrëmjen e kësaj e të enjteje rreth orës orës 20:30, në Rrugën e Dibrës.

Blutë njoftojnë se i plagosuri, i identifikuar me inicialet G.K., ndodhet ne spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shërbimet e policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollin e saj për kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 30.01.2025, rreth orës 20:30, në Rrugën e Dibrës, është goditur dyshohet me mjet prerës shtetasi G. K, i cili ndodhet ne spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollin e saj për kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Vijon…