Bota

Pompeo paralajmëron sanksione të reja ndaj Iranit

Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha sot se Shtëpia e Bardhë do të njoftojë një rikthim të sanksioneve ndaj Iranit. Ato iu hoqën pas arritjes së Marrëveshjes Bërthamore të 2015-ës, por Presidenti Donald Trump e tërhoqi Amerikën nga pakti i nënshkruar gjatë Administratës Obama.  Sanksionet pritet të rikthehen nesër.