Sport

Portieri pret dy penallti e pastaj largohet me ambulancë, fitore e çmendur e Elbasanit ndaj Flamurtarit në Vlorë!

Elbasani mundi 2-1 Flamurtarin pas një ndeshjeje dramatike! Verdheblutë e shohin veten në krye të renditjes, së bashku me Vllazninë.

Në fakt kishte pak ngjarje në pjesën e parë të takimit, përveç golit të avantazhit të Lajthisë për verdheblutë, me pjesën e dytë që dhuroi më shumë momente dramatike.

Në pjesën e dytë të ndeshjes, Flamurtari kishte fillimisht shansin e artë për të shënuar me penallti por Marku gaboi dy herë radhazi me Janaçek që e ndaloi. Pastaj erdhi goli i dytë i Lajthisë që la të mendohej se ndeshja u mbyll, por në anën tjetër realizoi Ramani duke hapur edhe një herë takimin.

Më pas e kishte radhën dëmtimi i Janaçek i cili u dërgua në spital, me takimin që u mbyll me 17 minuta shtesë për vonesa të vazhdueshme. Megjithatë, Flamurtari nuk ia doli të gjente hapësirën për të thumbuar përsëri e kësisoj Elbasanit mori pikët që i nevojiteshin.

FLAMURTARI-ELBASANI 1-2
65′ Ramani / 5′, 63′ Lajthia

LEXO EDHE: KF Tirana merr tri pikë jetike për mbijetesën, fiton 1-0 kundër Bylisit në ‘Selman Stërmasi’!

KATEGORIA SUPERIORE, JAVA E 28-të:

E premte, 13 mars 2026

19:00 Egnatia 0-0 Vllaznia

E shtunë, 14 mars 2026

15:00 KF Tirana 1-0 Bylis

18:00 Flamurtari 1–2 AF Elbasani

E diel, 15 mars 2026

15:00 Vora – Partizani

18:00 Dinamo – Teuta

LEXO EDHE: Superiore/ Nuk ka gola në Rrogozhinë, barazimi mes Egnatias dhe Vllaznisë bën të lumtur… Elbasanin!