Mbrojtja Civile Portugeze ka aktivizuar alarmin për rrezikun nga zjarret, sidomos në Algarve e për herë të parë, edhe në kryeqytetin Lisbonë. Në destinacionin turistik Algarve, mbi 700 zjarrfikës, të mbështetur nga 11 avionë, fituan betejën me flakët që përfshinë një pyll. Gjithashtu, dy fshatra në zonën kodrinore Monchique u evakuan. Në Portugali, autoritetet janë në gadishmëri të lartë, në përpjekje për të shmangur përsëritjen e zjarreve të vitit të kaluar, që shkaktuan 114 viktima.