E ftuar në Top Albania Radio ka qenë Atalanta Kërçyku, për të folur më shumë se si ka shkuar ky vit dhe çfarë pret për vitin 2025. Çfarë do të projektojë ajo për vitin e ardhshëm?
Besoj se të gjithë njerëzit i kushtojnë më shumë vëmendje dhe kohë anës profesionale. Dhe kjo është një nga ato brengat që kur vijnë Krishtlindjet, kur vjen Viti i Ri, festat e ndryshme, kur ne mblidhemi me familjen kalojmë pak më shumë kohë me to, ne kujtojmë që po lëmë pas gjëra më me vlerë, për t’iu dedikuar gjërave që jo se nuk kanë vlerë, por kanë më pak vlerë se familja. Dhe kjo është një nga ato gjërat që mua më peshon më shumë. Ai blloku profesional është më i realizuar se blloku i arritjeve të mia personale. Dhe ky është një nga ndryshimet që unë dua të bëj vitin tjetër. Do të qëndroj më shumë kohë me njerëzit e mi të dashur, të mos jem njeri kaq i orientuar tek puna, ndoshta të heq dorë nga këto fiksimet e mia, kur them: Përveç këtyre tre punëve që bëj, do të bëj edhe këtë të katërtën, sepse kjo më sjell një të pestë. Do filloj t’i pres pak degët e kësaj peme të çmendur që vetëm rritet, në mënyrë që të kemi kohë me familjen. Kjo është një nga gjërat që unë dua të ndryshoj dhe do ta bëj!