Prokurorët në Utah kanë ngritur akuza zyrtare ndaj 22-vjeçarit Tyler Robinson për vrasjen e rënduar të aktivistit konservator Charlie Kirk dhe kanë njoftuar se do të kërkojnë dënimin me vdekje.
Prokurori i Qarkut Utah, Jeff Gray, bëri publike akuzat në një dokument prej 10 faqesh më 16 shtator, duke përgatitur terrenin për një proces gjyqësor që pritet të marrë vëmendje të gjerë kombëtare.
Vrasja e Charlie Kirk ka një rezonancë personale dhe të thellë
-tha Gray.
Ai ishte mbi të gjitha bashkëshort, baba i dy fëmijëve, vëlla dhe mik. Detyra ime është të sjell drejtësi për të dhe për familjen e tij.
Pas vrasjes së Kirk dhe trazirave të shkaktuara në Universitetin Utah Valley, Robinson u shpall në kërkim për 33 orë në një operacion kombëtar, para se të arrestohej më 10 shtator pranë shtëpisë së tij në St. George.
Fillimisht ai ishte akuzuar për vrasje të rënduar, pengim të drejtësisë dhe përdorim të paligjshëm të armës.
Utah është një nga 21 shtetet amerikane që lejojnë dënimin me vdekje. Ndërkohë, mbetet e hapur mundësia që ndaj Robinson të ngrihen edhe akuza federale, nëse prokurorët federalë vendosin të marrin në dorë rastin.