Aktualitet

Prostesta për Teatrin, procedohen penalisht artistë dhe përfaqësues të Opozitës

Një ditë pas protestës për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, Policia e Shtetit procedoi penalisht në gjendje të lirë 9 persona, artistë e përfaqësues të Opozitës. Mes tyre janë Neritan Liçaj, Robert Budina e Adriana Kalaja, aktivisti Artan Manushaqe, kreu demokrat Lulzim Basha, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, kryetari republikan Fatmir Mediu, Çlirim Gjata nga PD-ja e Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi. Sipas Policisë, protesta u zhvillua pa leje pasi deri më 23 Qershor, nuk lejohet si rezultat i situatës me koronavirusin dhe Tirana është zonë e kuqe. Ata akuzohen për prishje të rendit e qetësisë publike.