Aktualitet Politikë

PSD dhe PD braktisin mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Shkodër, arsyet që çuan në këtë vendim

Mbledhja e këshillit bashkiak të Shkodrës dështoi të zhvillohej pasi PSD dhe PD braktisën sallën duke bërë që të mos jetë kourumi i duhur.

Pasi u miratuan vetëm pikat e para të rendit të ditës që lidhen me shtresat sociale, anëtarja e këshillit Marin Duhani e PSD-së bëri të ditur se socialdemokratët nuk do vijojnë më këtë mbledhje. Pas një pushimi 5 minutësh të njëjtin vendim morën edhe këshilltarët demokratë.

LEXO EDHE: Detaje të reja nga vrasja e Ilaria Sulës/ Hetuesja zbulon: Pasi e vrau, autori doli për drekë me shoqen e shqiptares dhe folën për…

Ndërkohë këshilltarët e majtë e cilësuan si të dëmshëm këtë vendim për braktisjen e mbledhjes.

Në këtë mbledhje të këshillit bashkiak një prej pikave më të rëndësishme të rendit të ditës ishte dhënia e një sipërfaqe të madhe të rërës në plazhin e Velipojës në administrim të ndërmarrjes Bio Strajca sh.a me qëllim që shezllonet në këtë sezon veror t’i vendosë kjo shoqëri aksionere e administruar nga bashkia dhe jo më privatët apo operatorë turistik siç ka qenë më përpara.

Kjo braktisje e mbledhjes së këshillit bashkiak të PSD duke lënë të vetëm të majtët vjen edhe pas disa shkarkimeve të drejtorëve rajonalë të PSD në qarkun Shkodër përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Në total në rendin e ditës ishin 18 pika teksa u miratuan vetëm të parat si fondi 6% për shkurtin dhe marsin, qiraja e banesave sociale, strehim emergjent i një familje dhe një ndihmë financiare për dëmet e shkaktuara nga zjarri në një familje.