Autoritetet greke po hetojnë rrethanat në të cilat u shkaktua aksidenti me makinë që i mori jetën reperit Mad Clip. Në një video të re të publikuar nga ANT1, 34-vjeçari duket se humbet kontrollin e makinës dhe më pas përplaset me një shtyllë.
Në video, duket artisti me makinën luksoze që po vozit me shpejtësi të madhe dhe më pas humb kontrollin duke dalë nga rruga. Pasi skenari i përfshirjes së një automjeti tjetër është përjashtuar, po shqyrtohen të dhënat e shpejtësisë së Porsche apo mundësia e një gabimi nga shoferi.
Reperi i njohur grek, i njohur si Mad Clip vdiq në një aksident automobilistik që ndodhi në 02:30 mëngjesin e së enjtes në zonën, Attica.
Viktima, 34-vjeçari Peter Anastasopulos humbi kontrollin e Porsche-s së tij e cila u përplas në një kolonë rrugore para se ta përfundonte përplasjen në një pemë.
Mad Clip po kthehej nga dasma e mikut të ngushtë ku dhe kishte kënduar me këngëtaren shqiptare Eleni Foureira.
Viktima u bllokua brenda automjetit dhe u deshën rreth dy orë që zjarrfikësit ta nxirrnin atë nga automjeti i shkatërruar plotësisht
34-vjeçari u dërgua në spital ku ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda.
Mad Clip, ishte kthyerf vite më parë nga SHBA ku ishte rritur, për të vijuar në vendin e tij të origjines ëndërrën e të qënit një muzikant I muzikes RAP.
Mirëpo vec muzikes ai ishte tmerrësisht I apasionuar pas makinave dhe shpejtësise, pasion së cilit i dedikonte edhe statuse në rrjetet sociale.
“Unë jam një budalla, më pëlqen shpejtësia… E drejtë apo e gabuar, kushdo që më gjykon, le të më gjykojë,”-shkruante Mad Clip.
https://www.youtube.com/watch?v=aHMZ_LU-sRk&t=375s