Celebrities Gossip Showbiz

Kishin gati këngën së bashku, Morena Taraku reagon e pikëlluar ndaj vdekjes së reperit grek!

Ditën e sotme humbi jetën tragjikisht në një aksident automobilistik reperi i njohur grek, Mad Clip. Aksidenti ndodhi në Vouliagmeni, Athinë dhe makina “Porsche” që po ngiste artisti, devijoi nga rruga dhe u përplas në një shtyllë. Përplasja ishte shumë e fortë pasi mjeti u shkatërrua plotësisht dhe madje grupit hetimor iu desh kohë të zbulonte që viktima ishte reperi, emri i vërtetë i të cilit është Peter Anastasopoulos.

Mirëpo, duket se Morena Taraku e ka njohur reperin grek dhe madje ka patur gati një këngë me të. Këngëtarja ka publikuar në rrjete sociale një fotografi të Mad Clip dhe e ka shoqëruar me mbishkrimin e ndjerë:

Nuk mund ta besoj vëlla. U prehsh në paqe. Kënga jonë mbeti…

Raportohet se Mad Clip po kthehej në shtëpi nga dasma e mikut të tij, Giorgos Benioudakis, por pas largimit ai u aksidentua për vdekje.

Mediat greke kanë zbuluar se në këtë event Mad Clip ka kënduar bashkë me një tjetër këngëtare të famshme me origjinë shqiptare, Eleni Foureira. Para tre muajsh reperi grek bashkoi forcat me këngëtaren shqiptare dhe publikuan këngën me titullin “Mporei”.