Konfliktet në Siri dhe në Ukrainë apo furnizimi energjetik i Gjermanisë është tema e diskutimit midis Kancelares Merkel dhe Presidentit të Rusisë Putin. Të shtunën ata do të takohen për herë të dytë brenda tri muajsh. Marrëdhëniet midis Berlinit dhe Moskës janë të tensionuara, midis të tjerash për shkak të konfliktit në Ukrainën Lindore, por edhe për shkak të akuzave të Gjermanisë për ndërhyrje ruse në fushatën elektorale në Gjermani.