Kimi Raikkonen duket se do të qëndrojë te Ferrari edhe për dy vitet e ardhshme. Vetëm para pak muajsh, në ambientet e skuderisë italiane flitej për ardhjen e mundshme të Charles Leclerc, por kjo lëvizje duket se është shtyrë për më vonë. Sipas mediave franceze, zyrtarizimi i rinovimit të kontratës mendohet se do të bëhet në Çmimin e Madh të Belgjikës.