Aktualitet

Rama takim me Ligën Parlamentare të Miqësisë Japoni-Shqipëri!

Në rrjetin social Facebook, kryeministri Edi Rama, ndau një postim nga vizita e tij në Tokyo, ku ka zhvilluar një takim me Ligën Parlamentare të Miqësisë Japoni-Shqipëri.

Sipas Ramës, takimi është zhvilluar me përfaqësuesit e ligës të kryesuar nga Minoru Kiuchi, për të diskutuar mbi forcimin e marrëdhënieve dhe rritjen e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Japonisë.

Japoni, Tokyo – Takim me Ligën Parlamentare të Miqësisë Japoni–Shqipëri, të kryesuar nga Minoru Kiuchi, Ministër për Strategjinë e Rritjes së Japonisë, me mbështetjen e pakursyer të të cilit po punojmë me sukses për rritjen e kontakteve dhe shkëmbimeve mes dy vendeve, shkruan Rama në Facebook.

Takimi vjen në kuadër të vizitës së kryeministrit shqiptar në Japoni dhe synon forcimin e lidhjeve politike, ekonomike dhe kulturore mes dy vendeve.