Politikë

Rasti ‘Balluku’/ Lamallari: Qëndrimi ynë është i qartë, GJKKO tejkaloi kompetencat!

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari në një konferencë për media u pyet se çfarë qëndrimi do të mbajë mazhoranca për imunitetin e Belinda Ballukut.

Ai tha se qëndrimi është i njëjtë me atë që ka mbajtur kryeministri Edi Rama.

Sipas tij Rama ka ushtruar të drejtën e tij për të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, për të sqaruar kompetencat e pushteteve në këtë rast pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqësor.

“Besoj që qëndrimi i mazhorancës ka qenë i qartë. Kryeministri ka ushtruar të drejtën e tij për të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, argumentet janë paraqitur aty, ku në thelb qëndron pretendimi i një pushteti, konkretisht ekzekutivi për tejkalim të pushtetit të një pushteti tjetër, pra pushteti gjyqësor.

Këtu kemi të bëjmë edhe me pushtetin legjislativ që konfirmon mandatin e ministrave, përfshirë edhe mua. Kushtetuta e thotë qartë që ministrat gëzojnë imunitetin e deputetëve”, tha Lamallari.