Aktualitet Travel

Revista franceze “Aufeminin” prezanton Shqipërinë, destinacionin trend të verës 2024!

“Po kërkoni një destinacion tuajin për pushimet verore të 2024-ës? Një vend është shumë në modë dhe është vetëm tre orë larg me fluturim nga Franca. Vendet e Mesdheut vazhdojnë që të jenë ndër më të preferuarit në mesin e turistëve francezë, por një destinacion i ri po kthehet në një nga tendencat për vitin 2024”.  Charlotte Loisy e cila shkroi një artikull të botuar në revistën franceze “Aufeminin” ka parasysh Shqipërinë, si një destinacion në trend për verën e këtij viti dhe vendin tonë e rekomandon për turistët nga Franca.

Shqipëria ka të ngjarë që të bëhet një destinacion shumë popullor këtë verë. Sipas platformës franceze të udhëtimeve “Abritel”, Shqipëria është një nga tendencat e radhës, ku fluturimet drejt kryeqytetit të saj Tiranës, janë rritur me më shumë se 25% dhe kërkimet e hoteleve me më tepër se 35.7%.

Turistët francezë duket se po kërkojnë horizonte verore më pak të mbushura me njerëz. Krahas të qenit një vend i paeksploruar, Shqipëria është edhe më e lirë se destinacionet fqinje. Kostoja e jetesës është vërtet më e ulët atje.

Pse të vizitoni Shqipërinë?

Nëse jeni të tërhequr nga Shqipëria, por dini pak për të duhet ta dini se kryeqyteti i saj është befasues. Tirana përfshin ndërtesa të bukura si Kulla e Sahatit apo Xhamia e Namazgjasë, si dhe mrekullitë osmane nga fillimi i shekullit të XIX.

Berati është një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s dhe i quajtur “Qyteti i një mbi një dritareve”.

Por, po ashtu vlen që të vizitohet edhe muzeu etnografik i Gjirokastrës. Në brendësi, “Toka e Panjohur” europiane është ideale për një udhëtim në rrugë tokësore e veçanërisht në Liqenin e Ohrit e në ujërat e tij të bruztë.

Liqeni i Ohrit iu bashkua listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s në vitin 2019 e kjo falë thellësisë së tij dhe i rrethuar nga fshatra peshkimi.

Qyteti bregdetar i Sarandës, shtëpitë e gurta në Rehovë, si dhe ujërat termale të Bënjës janë gjithashtu ndër vendet kryesore për t’u vizituar në Shqipëri, referuar rekomandimit të autores franceze Charlotte Loisy në artikullin për “Aufeminin”.