Gossip

Ribashkim pas 17 vitesh? Madonna shfaqet me ish-burrin Guy Ritchie dhe djalin e tyre?

Madonna është parë për herë të parë që nga viti 2008 në të njëjtin ambient me ish-bashkëshortin e saj, Guy Ritchie, dhe djalin e tyre, Rocco, në një ngjarje që ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Të tre morën pjesë në hapjen e ekspozitës më të fundit artistike të Rocco-s, të titulluar “Talk Is Cheap”, e mbajtur në Soho.

Rocco, tashmë 25 vjeç, i cili për vite me radhë ka përdorur pseudonimin artistik Rhed për të ndërtuar karrierën e tij larg famës së prindërve, ka vendosur së fundmi të prezantohet me emrin e tij të vërtetë. Ekspozita shënon një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tij si artist vizual, shkruan DailyMail.

Gjatë eventit, Madonna dhe Guy Ritchie u panë duke komunikuar qetësisht dhe me afrimitet me djalin e tyre, një pamje që sugjeron se tensionet e dikurshme mes ish-çiftit janë lënë pas.

Kujtojmë se ata patën një përplasje të ashpër ligjore për kujdestarinë e Rocco-s në vitin 2016, një betejë që u bë publike dhe u pasua me vendimin e tij për të jetuar me të atin në Britani.

Madonna, 67 vjeç, u shfaq elegante me flokë bjonde platini dhe një veshje vintage Versace, ndërsa Guy Ritchie, 55 vjeç, ruante stilin e tij karakteristik. Ribashkimi i tyre në këtë moment familjar duket se shënon një kapitull më të qetë dhe më të pjekur për të gjithë.