Vjeshta ka ardhur së bashku me valën e dytë të pandemisë dhe shifrat e larta të viktimave dhe të të infektuarve janë rikthyer. Shumë shtete europiane kanë nisur rimbylljen, për të parandaluar shtimin e rasteve të reja me Covid. Anëtarët e Komitetit Teknik të Ekspertëve kanë deklaruar në intervista të ndryshme se izolimi total nuk shihet si mundësi, por nga java e ardhshme qeveria ka në plan të vendosë masa kufizuese.
Çfarë pritet të ndodhë?
Duke nisur nga e hëna pas orës 20:00 çdo gjë në vend do të mbyllet. Baret, lokalet dhe restorantet do të mbyllen, ndërkohë që edhe qytetarët nuk do lejohen që të qarkullojnë në rrugë. Po ashtu, pritet të merren edhe masa të tjera kufizuese që do bëhen me dije për qytetarët ditën e diel.Kujtojmë se Kosova ka nisur tashmë kufizimin pas shifrave rekord, duke mbyllur gjithçka gjatë fundjavës përveç farmacive dhe furrave të bukës. Ndërsa, gjatë ditëve të javës mbyllja do të nisë nga ora 20:00 deri më 05:00 të mëngjesit.