Gjermania paralajmëron Amerikën mbi mundësinë e destabilizimit të Lindjes së Mesme për shkak se riktheu sanksionet ndaj Iranit. Në një intervistë për shtypin gjerman, Kryediplomati Heiko Mass thotë se “Kush shpreson për një ndryshim të regjimit, nuk duhet të harrojë që mund të na shkaktojë probleme më të mëdha”. Sipas shefit të Diplomacisë së Berlinit, “Izolimi i Iranit favorizon fuqizimin e forcave fondamentaliste e radikale”.