Aktualitet

Rreshjet e dendura të shiut shkaktuan vështirësi në qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve në Durrës

Rreshjet e dendura të shiut shkaktuan vështirësi në qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve në Durrës. Kryesisht, ujërat pushtuan kryqëzimet e rrugëve. Situata ishte e rënduar dhe në kryqëzimin pranë Stadiumit “Niko Dovana”. Rënia e intensitetit të shirave tërheq ujërat nga rrugët e trotuaret në qytetin bregdetar. Përmbytje pati dhe në fshatin Porodinë në Korçë.