Një burrë ka fluturuar rreth botës në 80 orë përmes një sërë fluturimesh në linja ajrore me kosto të ulët. YouTube-ri 42 vjeçar Noel Philips u nis nga Hjuston, Teksas dhe u rikthye në aeroportin William P. Hobby pak më shumë se tre ditë më vonë. Udhëtimi i tij përfundoi në nëntë fluturime, shtatë linja ajrore të ndryshme, pesë shtete dhe një total prej 40,677 kilometrash.
Në fazat e planifikimit, Noel, vendosi pesë rregulla të thjeshta për misionin e tij rreth globit. Siç e parashtroi planin për 419 mijë ndjekësit e tij në YouTube, ai u zotua se do të përdorte linja ajrore me kosto të ulët; fluturimin me bileta ekonomike; kalimi në të dy hemisferat; duke avancuar më tej në lindje me çdo fluturim; dhe se këtë do ta bënte brenda afatit kohor që ai e kishte vendosur. Noel e kishte kaluar globin me aeroplan në 80 orë edhe në vitin 2019, më pas u nis dhe fluturoi përsëri në Londër megjithëse në atë udhëtim, ai kishte bileta të klasit të biznesit dhe nuk e kaloi ekuatorin.