Burimet dhe mediat palestineze raportojnë se sulmet ajrore izraelite vazhdojnë në Rripin e Gazës. Në shenjestër janë objektivat afër kampit të refugjatëve a-Shati. Mediat izraelite theksojnë se sulmet janë një përgjigje ndaj raketave të nisura nga Gaza në qytetin Beer Sheva, në veri të Negevit. 11 izraelitë u plagosën nga sulmi palestinez, ndërsa nga vala e predhave të aviacionit izraelit raportohet për 3 palestinezë të vrarë, prej tyre një grua shtatzënë.