Aktualitet

“Sa e vështirë është të të ikin nga kjo jetë ata, me të cilët ke bashkëjetuar”! Mesazhi i ndjerë i antropologut Përparim Kabo për vaksinimin.

Antropologu i shquar Përparim Kabo, përmes një mesazhi u bën thirrje qytetarëve për t’u vaksinuar kundër  Covid-19. Duke vënë thekson te rëndësia që ka jeta jonë dhe e të afërmive tanë, Kabo thotë se ata që janë kundër vaksinimit kanë argumente hamendësuese dhe jo fakte shkencore. Mes hamendjes dhe shkencës, mjeku nënvizon se ka zgjedhur të besojë këtë të fundit.

E veçanta është se në kushte të rrezikimit të jetës ti e kupton se sa vlerë ka jeta, pse duhet ta duash, çfarë duhet të japësh që të marrësh pas prej saj, sa e rëndësishme është jeta jote dhe sa e rëndësishme është jeta e të tjerëve. Sa e dhimbshme është që nga kjo jetë të ikin ata, me të cilët ke bashkëjetuar dhe të vriten nga virusi. Mes hamendjes dhe shkencës, unë zgjedh shkencën” Njeriu dhe vaksinimi janë një në simbioze sepse fëmija sa lind dhe del nga fetusi i nënës vaksinohet. Mes hamendjes dhe shkencës, unë zgjedh shkencë. Ata që thonë mos u vaksinoni nuk sjellin argumenta shkencore por hamendësore. Ata thonë do ta shikoni se çfarë do ndodhë pas 2 viti, kjo është hamendje, duhet ti besosh shkencës dhe njerëzve që merren me këtë punë, thekson Kabo.

Mesazhin e antropologut Përparim Kabo, i cili bën thirrje për vaksinim kundër virusit Covid-19, e publikoi në faqen e saj të “Facebook” edhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.