Showbiz

Sara Hoxha poston foton e parë me Ledrin, ky është urimi i veçantë për ditëlindjen e reperit

Ditët e fundit Ledri Vula dhe Sara Hoxha kanë qenë në vëmendjen e medias rozë për pushimet e tyre të gjata në jug të Shqipërisë dhe aludimeve se Sara është në pritje të ëmbël.

Sot reperi shumë i dashur i publikut feston ditëlindjen, më 10 korrik ashtu si emri i albumit të tij të fundit dhe shumë të suksesshëm 10/10.

Ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen e fansave është urimi i ëmbël i partneres së tij Sara Hoxha e cila për herë të parë ka postuar një foto duke u puthur me Ledrin.

“Kjo ishte një ndër ditët më të lumtura të jetës sonë dhe unë jam e lumtur që e ndava me ty. Uroj të kemi edhe shumë ditë të tilla. Gëzuar ditëlindjen njeriut që uroj ta mbaj pranë zemrës përgjithmonë” -shkroi ajo në diçiturën e fotos.