Pentagoni ka filluar planifikimin e krijimit të një force të re ushtarake deri në Vitin 2020, e ndarë nga të tjerat, një projekt i dëshiruar fort nga Donald Trump. Lajmin e njoftoi Zv/Presidenti Amerikan Mike Pence i cili tha se kjo është hera e parë që lind një forcë e re e armatosur në SHBA që nga Viti 1947, e cila do t’i shtohet ushtrisë, Marinës, Aviacionit, Detare dhe Gardës Bregdetare. Kostoja e operacionit vlerësohet në 8 miliardë dollarë gjatë 5 viteve.