Një tjetër e dielë, një tjetër episod i “Selected By” që mbrëmjen e sotme vjen nga Dj Vini, një nga Dj më të hershëm të TAR që radion e bën gjithmonë me shumë pasion.
Ai për herë të parë pas 21 vjetësh do të bëjë dhe prezantuesin në Top Albania Radio. Krahas muzikës së mirë nga këngëtarë e muzikantë të njohur ndërkombëtarë, Dj Vini do të sjellë edhe informacione dhe kuriozitete rreth artistëve. Gjithashtu, do të mësojmë se si ata kanë arritur të krijojnë këto super hite që ju do t’i zbuloni e dëgjoni sonte në “Selected By”.
Mos e humbisni bllokun muzikor të Dj Vini në orën 20:00 pasi e diela meriton të mbyllet bukur. Përzgjedhjet muzikore të tij do t’ju fusin në një ‘mood’ të mirë për ta mbyllur fundjavën siç duhet!