Në një intervistë të rrallë për revistën “Dazed”, Selena Gomez ka treguar për herë të parë për frikën që kishte kur i duhej të rikthehej në rrjetet sociale pas 2 vitesh.
Bukuroshja 27-vjeçare u shpreh se mania për të postuar çdo gjë në Instagram po i jep fund individualitetit dhe të gjithë ndjejnë presion duke mos i shijuar momentet e jetës së tyre.
“Nëse do të mundja do ta fshija Instagramin. E di që shumë njerëz nuk do i pëlqejë ky koment por gjithçka ishte më mirë kur nuk ekzistonin fare rrjetet sociale. Kjo po i shkatërron të rinjtë.” -tha ajo gjatë intervistës.