Amerika i vendos sanksione Rusisë për përdorimin e lëndëve kimike në Britani, rusët dënojnë vendimin. Uashingtoni akuzon Moskën se shkeli rregullat ndërkombëtare sa i përket përdorimit të agjentit nervor “Noviçok” në përpjekjen për të helmuar ish-agjentin e dyfishtë Sergei Skripal dhe vajzën e tij Julia, marsin e kaluar në Salisbury. Ndërkaq, Rusia mohon çdo përfshirje. Zëdhënësi i Kremlinit tha se “Eshtë plotësisht e papranueshme që sanksionet të lidhen me rastin Salisbury”. Dmitri Peskov shtoi se edhe “Masat në vetvete nuk janë të ligjshme”.