Tragjedia me urën e shëmbur mbi qytetin e Xhenovas nuk do të ndërpresë kampionatin italian të futbollit. Përjashtim do të bëjnë vetëm skuadrat e qytetit të Xhenovas, që nuk do të zbresin këtë javë, duke bërë që të shtyhen për një datë të papërcaktuar Milan-Genoa dhe Sampdoria-Fiorentina. Të gjithë takimet e tjera, do të luhen sipas kalendarit të caktuar.