Në plazhet tona, shënohet një tjetër viktimë. Një shtetas nga Kosova, por me banim në Shtetet e Bashkuara gjeti vdekjen sot në det, te Shkëmbi i Kavajës. Hyrja në ujë rezultoi fatale për pushuesin Agur Isufi, 68-vjeç. Policia në vend-ngjarje nisi hetimet për të përcaktuar shkaqet.