Bota

Shkuan për ti grabitur shtëpinë dhe vranë arkitektin italian në sy të familjes, arrestohen tre shqiptarët.

Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi mbrëmjen e 8 qershorit vranë arkitektin italian Roberto Mottura pasi ishin futur për të grabitur shtëpinë e tij në Piossasco. Arkitekti humbi jetën në sy të gruas dhe djalit të tij.

Të tre shqiptarët e arrestuar në lidhje me këtë ngjarje rezultojë pa dokumentacion të rregullt ndërsa njërit prej tyre i ishte plotësuar edhe dokumentat e dëbimit.

Vëllai i Robertos, Enrico Mottura ka deklaruar pas arrestimit të tyre: “Tani vrasësit e vëllait tim janë kapur dhe unë shpresoj se ata do të kalben në burg.

Ata duhet të kalben në burg. Vrasësit e vëllait tim janë arrestuar dhe tani shpresoj që të kalben në burg. Shpresoj vërtet që kjo histori ka marrë kthesë, që të bëhet drejtësi për familjen e vëllait tim, për prindërit dhe të gjithë ne. Këta muaj kanë qenë të tmerrshëm. Ata janë hajdutë, një grup hajdutësh të armatosur, që shkuan rreth e qark vendit. Ata vranë një person për të marrë katër objekte. E gjithë kjo është çmenduri, ka thënë vëllai i të ndjerit, Enrico Mottura.