Sport

Zbulohet data kur LeBron debuton me Lakers

LeBron James i dha lamtumirën Cleveland Cavaliers pas katër sezonesh, ku arriti të fitojë edhe një titull kampion në NBA, në vitin 2016. Ylli amerikan i basketbollit iu bashkua skuadrës së Los Angeles Lakers ku nënshkroi një kontratë 4-vjeçare. Debutimi i Lebron me Los Angeles do të bëhet pikërisht më 18 Tetor, në sfidën që Lakers do ta zhvillojnë ndaj Portlandit në transfertë.