Një sasi eksplozivi shpërtheu në një automjet në qytetin e Shkodrës, fatmirësisht pa të lënduar, por me dëme materiale. Ngjarja ndodhi sot në lagjen Partizani, në orët e para të mëngjesit. Si pronar i makinës u identifikua shtetasi Alban Bushati, i cili u shpreh se nuk ka asnjë ide se kush mund të jenë autorët. Ai tha se ka vetëm një biznes ku shet fruta-perime. Ndërkaq, mësohet se më parë është marrë me baste sportive.
Shkodër/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Partizani”, Shkodër, në automjetin e shtetasit A. B., 37 vjeç, i parkuar në rrugën “Martin Camaj”, është vendosur dyshohet lëndë plasëse tek goma e parë e automjetit, i cili është dëmtuar pjesërisht.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.