Aktualitet

Si do të jetë moti sot?

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti vijon i kthjellët, ndërsa vranësirat janë të pakta deri mesatare kalimtare, kryesisht në pjesën e parë të ditës.

Era fryn me drejtim nga kuadrati i perëndimit, me shpejtësi mesatare 7 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon, i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat variojnë 13-34 gradë Celsius.