Botë e Çuditshme

‘Si dy pika uji’, reja mbi qiellin në Londër që duket si Donald Trump…

Banorët e Londrës mbetën të habitur me një re të madhe që u ngrit mbi kryeqytetin britanik, duke pretenduar se ngjante me ish-presidentit Donald Trump. Reja ishte ngjyrë portokalli dhe shfaqte “fytyrën” e kandidatit republikan 78-vjeçar, për postin e presidentit amerikan në zgjedhjet e nëntorit.

Fotografia e kësaj reje është shpërndarë në rrjetet sociale, kurse banorët atje mbetën të habitur me ngjashmërinë që e kishte me Trump. Fotografitë e shpërndara në rrjetet sociale janë bërë virale dhe kanë marrë mijëra pëlqime dhe kanë nxitur një lumë komentesh.

Pa shikoni atë nofull në profil!

Duket si një version i shekullit të 18-të të Donald Trump.

Sapo të zgjohet, do të jetë i acaruar!