Lifestyle Live From Tirana

Si të kujdeseni për katërputroshët gjatë festave të fundvitit? Veterinerja Ornela Mebelli: “Mos i ushqeni me…”

E ftuar në studion e “Live From Tirana” ka qenë veterinerja Ornela Mebelli, për të dhënë disa këshilla se si të kujdeseni për miqtë tuaj katërputroshë gjatë festave të fundvitit dhe rrëmujës që krijohet. Çfarë të bëjmë që ata të ndihen më të sigurtë?

Duhet të kemi goxha kujdes me pjesën e ushqimit. Në pjesën e atmosferës, për shkak të zhurmës, e mira është që të ketë vendin e vet që të qëndrojë në momentin e zhurmave. Nuk duhet t’i japim ushqim nga tavolina. Kjo sepse pula apo gjeli, është bërë me kripë dhe me yndyrë të lartë dhe nuk i bën mirë, qoftë dhe ajo pjesa e lëkurës sepse ka yndyrë shumë të lartë. E dimë që pjesa më e madhe e njerëzve tundohen, por ne këshillojmë që të mos ja jepni, sidomos pjesën e kockave. Kjo është kategorikisht një JO e madhe. Kockat e pulës sidomos, sepse është poroze, në momentin që thyhet mund të shkaktojë ndonjë çarje abdominale ose intestinale. Ne sugjerojmë që sidomos kockat e pulës, mos ja jepni. Por kockat janë shumë të vështira për t’u tretur. Ne e kemi si shprehje që ‘kockat nuk i tret as dheu’, aq më tepër tek qentë.