Aktualitet

SPAK kërkon pushimin e çështjes për ish-kreun e KPP-së, Jonaid Myzyri, vendimi i GJKKO më 25 maj!

Gjykata e Posaçme ka mbyllur shqyrtimin e kërkesës së SPAK-ut për pushimin e procedimit ndaj ish-kreut të KPP-së, Jonaid Myzyri, i akuzuar për shkelje të barazisë në tendera. Vendimi përfundimtar pritet të shpallet më 25 maj.

Prokurori i SPAK-ut deklaroi se gjatë hetimeve nuk rezultoi që Myzyri të ketë kryer vepër penale. Hetimi lidhej me një procedurë tenderuese në vitin 2020 për mirëmbajtjen e segmentit rrugor Rrëshen-Shpal dhe Shpal-Qafë Bene-Hadroj, me vlerë 2.2 milionë euro dhe gjatësi totale 59 km.

Përveç Myzyrit, hetime ishin kryer edhe ndaj anëtarëve të tjerë të KPP-së: Vilma Zhupaj, Lindita Skeja, Merita Zeqaj dhe Enkeleda Bega. SPAK ka theksuar se nuk ka prova të mjaftueshme për të vazhduar procedimin penal.