Zyrtarisht, SPAK nis hetimet për shembjen e Teatrit. Ervin Kondili u caktua prokuror i çështjes, sekuestroi dokumentacionet e Bashkisë Tiranë.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit në SPAK, paralajmëron depozitimin e të tjera kallëzimeve penale pas shembjes së godinës të Teatrit Kombëtar.
Paditë janë për Sandër Lleshajn, Ardi Veliun, E Veliajn, Arbjan Maznikun, Këshillin Bashkiak, Mirela Kumbaron, Elva Margaritin e Hervin Çulin.
Në Kuvend Ralf Gjoni kërkoi komision parlamentar për hetimin e Teatrit. Taulant Balla i kërkoi të mos bëjë teatër e të paraqesë kërkesë me shkrim.