Aktualitet

Spanja heq ndalesën e fluturimeve e të lundrimeve me Italinë

Spanja heq ndalesën e fluturimeve e të lundrimeve me Italinë, të vendosur më 11 mars, për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Por mbetet në fuqi karantina e detyrueshme 14-ditore për udhëtarët. Pavarësisht lehtësimit të masave të izolimit, kryeministri Pedro Sanchez, pritet t’i kërkojë Parlamentit vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme deri në fund të qershorit. Në Spanjë janë mbi 27 mijë viktima e më shumë se 231 mijë të infektuar me COVID-19.