Stadiumi i rinovuar “Fadil Vokrri” po bëhet gati për ndeshjen e SuperKupës së Kosovës mes Dritës dhe Prishtinës që do të zhvillohet të hënën me 13 gusht. Të hënën do të jetë testi kryesor për federatën, e për Kosovën për të dëshmuar se mund të zhvillojmë lojë të karakterit ndërkombëtar, deklaroi Presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit Agim Ahmeti.